Tahiri takon Lladrovcin, flasin për forcimin e komunikimit me pushtetin lokal

24 qershor 2020 | 14:00

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, ka takuar sot kryetarin e Drenasit  Ramiz Lladrovci, me të cilin kanë diskutuar për çështjet që ndërlidhen me pushtetin lokal.

Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se vijimi i projekteve për qytetarët është punë ditore e tij. “Sot, pata nderin të takoj kryetarin e Drenasit, z. Ramiz Lladrovci me të cilin diskutuam çështjet që ndërlidhen me pushtetin lokal dhe forcimin e komunikimit dhe koordinimit me pushtetin lokal. Z. Lladrovci më njoftoi për sfidat me të cilat po ballafaqohet komuna e Drenasit në veçanti në kohë pandemie. E falenderova z. Lladrovci për punën dhe angazhimin e tij në zhvillimin e pushtetit lokal dhe konfirmova bashkëpunimin tim të plotë. Vijimi i projekteve dhe projektet e reja për qytetarët, është punë jona ditore!”, ka shkruar Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të…