Tahiri: Të miratohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri kërkon të që veprohet shpejtë për tejkalimin e situatës të shkaktuar nga pandemia COVID-19 duke miratuar Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Tahiri me anë në të një shkrimi në “Facebook”, ka shkruar se ky Projektligj është zgjidhja për të gjitha efektet negative të shkaktuara nga pandemia.
“Duke e ditur se jemi duke u përballur me një vit sfidues, pandemia ka afektuar pothuaj secilin dimension të jetës publike, sociale e qytetare. Si për çdo gjendje sfiduese, aty ku ka konsensus politik në vendimmarrje, aty shoqëria, qytetarët, publiku, e ndjejnë një siguri më të madhe. Andaj nuk them se Projektligji per Rimëkëmbje Ekonomike, është zgjidhje për të gjitha efektet negative me te cilat po përballemi”, ka shkruar Tahiri.



