Tahiri thotë se AAK-ja do t’i mbështesë marrëveshjet ndërkombëtare, por ka edhe dy kërkesa

01 mars 2024 | 13:13

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se kjo parti do t’i mbështesë marrëveshjet ndërkombëtare, përderisa ka bërë me dije se ka kërkesa eksplicite që të ketë reflektim mbi dy kërkesat që ka ky subjekt politik: të votohet rezoluta për sigurimet shëndetësore si dhe amandamentimi i Ligjit të Pagave.

“Sa i përket çështjes së dinarit, qëndrimi ynë është i saktë: Euro është valuta e vetme në Kosovë dhe ajo duhet të jetë. Për këtë temë duhet të ketë diskutim të brendshëm në Kosovë me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe me argumentimet që i ka qeveria në mënyrë që të arrihet deri tek një zgjidhje dhe assesi kjo temë nuk duhet që të bëhet temë e dialogut në Bruksel”.

“Është fatkeqësi e madhe, që ky vendim i brendshëm i Bankës Qendrore të Kosovë të bëhet temë ndërkombëtare! Të gjithë hapat e qeverisë kanë qenë dhe janë të gabuar – është dashur që të ketë një njoftim paraprak, të jepet një afat kohor dhe të merret një vendim i pakthyeshëm dhe jo kjo çështje të bëhet problem ndërkombëtar”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së, Federata e…