Tahiri thotë së Kurti e pranoi asociacionin: Barrikadat nuk do të hiqeshin pa marrëveshje politike

30 dhjetor 2022 | 12:27

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se barrikadat në veri të vendit nuk do të largoheshin pa një marrëveshje politike në mes të dy shteteve, e ndërmjetësuar nga amerikanët dhe evropianët.

Sipas saj, brenda kësaj marrëveshjeje është Asociacioni i komunave  me shumicë serbe për çfarë ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka pranuar të diskutojë për të.

Ajo ka kritikuar Kurtin se po i mban të fshehta marrëveshjet me Serbinë derisa ka shtuar se qeveria duhet të dalë me një plan për shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit.

Në një intervistë për “Kosovapress”, Tahiri ka thënë se tërheqja e komunitetit serb nga institucionet e shtetit të Kosovës është bërë me qëllim të rritjes së presionit për themelimin e Asociacionit.

“Shumë keq po bën (Kurti) duke mbajtur të fshehtë marrëveshjen, të cilën e ka mbajtur të fshehur, pastaj në çdo tension që kemi pasur ai ka bërë një kompromis, a ishte çështja e targave, nuk u koordinua, hyri ta zbatojë nuk arriti ta zbatojë sepse minoriteti serb i keqpërdorur nga Vuçiqi e refuzoi, ky as nuk e koordinoi as nuk e zbatoi, as nuk na tregoi neve opinionit, dhe kështu duke menduar që po e fsheh realitetin nga opinioni dhe populli, unë po mendoj që qeveria Kurti po mashtron vetveten, pse, për kënd janë këto marrëveshje, për Kosovën, e kujt është Kosova, e popullit, si është e mundur me i dalë ballë, për shembull e ke deklaratën e Kurtit ku thotë ‘vet e bënë barrikadat vet i hoqën’, kjo është një dyfytyrësi, një hipokrizi, pse, sepse këto barrikada nuk do të hiqeshin po të mos kishte marrëveshje politike, e ndërmjetësuar, me Serbinë, dhe brenda saj po të mos ishte asociacioni”, ka thënë Tahiri.

Më tutje, Tahiri është shprehur e bindur se kryeministri Kurti e ka pranuar asociacionin si pjesë e procesit të marrëveshjes finale.

“Kjo marrëveshje që u arrit në mes Kurtit dhe Vuçiq dje (të mërkurën) me ndërmjetësimin e amerikan dhe Bashkimit Evropian, sigurisht pati një marrëveshje të madhe e që është pra sinjali i Kurtit që e ka dhënë që do të trajtojë Asociacionin, pra e ka pranuar, se ai ka refuzuar fare të flasë për të, prandaj jam e bindur që ka pranuar Asociacionin si një pjesë e procesit të marrëveshjes finale që do të negociohet, ai nuk ka pranuar marrëveshje, por ka pranuar të hyrë e të vazhdojë bisedën”, ka thënë ajo.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rifat Krasniqi shpall te pavlefshme 3 dëftesat shmlt "11 Marsi"…