Tahiri thotë se qeveria duhet të drejtohet nga opozita

18 prill 2025 | 10:31

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka treguar rrugën për krijimin e institucioneve të reja.

Duke e komentuar dështimin e dytë të konstituimit të Kuvendit, Tahiri ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri e gjerë dhe stabile.

Ajo ka thënë se qeveria e re duhet të udhëhiqet prej një kryeministri nga partitë që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë.

“Prapë dështoi konstituimi i Kuvendit. Vetëm një qeveri e gjere stabile me kryeministër nga opozita hap rrugën e krijimit te institucioneve te reja..”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil…