Tahiri thotë se s’do të heqin dorë nga Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore

29 mars 2024 | 12:02

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kjo parti nuk do të heqë dorë nga themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për kontratat njëburimore, komision ky i cili nuk është votuar në seancën e djeshme për shkak të mungesës së kuorumit.

“Pushteti vazhdon të refuzojë themelimin e këtij komisioni i cili është shumë i rëndësishëm sepse po flasim për rreth 220 milionë eurove që janë shpenzuar për dy vjet”.

“Ne ua kemi bërë me dije që nuk do të heqim dorë nga ky proces edhe në seancat e tjera do ta propozojmë sërish themelimin e këtij komisioni”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se qarkullimi i…