Tahiri thotë se gjatë ditës do të merret vesh nëse do të largohet nga posti i ministrit

02 tetor 2018 | 13:25

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se sot do ta bëjë publik vendimin nëse do të largohet nga posti i ministrit.

Ndërkaq, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë vetëm fjalë të mira për ministrin Tahiri.

“Unë e kam takuar ministrin e Drejtësisë pak më herët. Është një nga ministrat që ka bërë një punë shumë të guximshme, reforma në drejtësi, nuk ka asnjë aferë korruptive. Jam i njoftuar me situatën në të cilën ai ndodhet dhe vendimmarrja është e imja. Nuk ka vendimmarrje e cila do të mund të ndodh nga individi në PDK, vendimmarrja do të jetë e imja dhe e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alvaro Morata mund të largohet nga Chelsea në merkaton e…