Tahiri: Urgjentisht të trajtohet çështja e qenve endacakë

21 prill 2022 | 14:52

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë që çështja e qenve endacakë duhet të trajtohet urgjentisht.

“Çështja e qenve endacakë është një çështje që është trajtuar gjatë dhe për mendimin tim është plotësisht e pakuptimtë me hy në debat parlamentar, pa një epilog prej komunave dhe agjencioneve”.

Tahiri theksoi që kjo çështje duhet të trajtohet për shkak të sigurisë së qytetarëve të Kosovës.

“Edhe në kohën kur kam qenë zëvendëskryeministër i kam ndryshuar dy rregullore, edhe si dikush që personalisht është dashamir i kafshëve, mendoj që duhet të trajtohet urgjentisht edhe për shkak të sigurisë për qytetarët e Kosovës dhe për shkak të vetë qenit, të vaksinimit të tyre”, ka shtuar Tahiri.  Ndryshe sot tre mjekë janë sulmuar nga qentë endacakë në QKUK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora shpërtheu në lot teksa ka folur për betejën…