Tahiri vazhdon konsultimet me qytetarët për programin e tij për qytetin e Podujevës
24 qershor 2021
| 13:12
Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka nisur edhe ditën e enjte konsultimet me qytetarët e kësaj komune për programin zhvillimor.
“Pa ngarkesa partiake, me kërkesa e propozime konkrete, ata i njohin më së miri problemet, së bashku prodhojmë zgjidhjet. Program me politika të qarta, që buron e ka pronësi të qytetarëve; analiza profesionale e zgjidhje të qëndrueshme; ekip profesional. Jo pa të drejtë thuhet, ‘krejt politikat janë lokale’ (komunale), aty ndodh jeta e qytetarëve, aty prodhohen zgjidhjet”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.



