Tahiri: Vizita e Kurtit në Bruksel i shërbeu fillimit të dialogut me Serbinë

30 prill 2021 | 12:10

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka bërë me dije se deri më tani nuk kanë marr ndonjë ftesë nga kryeministri Albin Kurti për tu konsultuar për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë kontekst, Tahiri ka thënë se Kurti nuk është as i sinqertë dhe as transparent në raport me procesin e dialogut.

“Ne nuk kemi pranuar ende asnjë ftesë nga z. Kurti. Mendoj se z. Kurti në rast se do ta kishte seriozisht konsultimin me opozitën për këtë çështje do të duhej që ta bënte para se të udhëtonte në Bruksel. Vizita e tij në Bruksel i ka shërbyer krye e këput fillimit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

“Z. Kurti duhet të bëj me dije agjendën e tij, platformën dhe temat që Qeveria e Kosovës do t’i prezantojë në Bruksel në takimet e radhës në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ne nuk po shohim transparencë dhe sinqeritet nga ai në këtë proces”, ka deklaruar Tahiri pas mbledhjes se Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca,ka pritur sot në…