Tajfuni “Goni” godet Filipinet, hë për hë 16 të vdekur

02 nëntor 2020 | 08:38

Tajfuni Goni ka prekur zonën e Filipineve dhe, ashtu sikurse ishte parashikuar, ka sjellë erëra dhe shira të dendura. Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë dhe përmbytjeve të shkaktuara prej saj.

Dhjetë persona, përfshirë një pesëvjeçar, u raportua se kishin vdekur në provincën Albay. Disa u mbytën, një tjetër u mor përpara nga një masiv balte, ndërsa njëri u vra nga një pemë që binte. Autoritetet vendase kanë nisur menjëherë evakuimin e qytetarëve edhe pse shprehën se në këtë situatë pandemie është shumë e vështirë.

Mark Timbal nga agjencia e katastrofave në Filipine ka thënë se 19 milionë njerëz mund të jenë prekur nga pasojat e tajfunit Goni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mrekulli që nuk mund të përshkruhet dot me fjalë mund…