Tajfuni “Hagibis” përplaset me Japoninë, së paku 35 të vdekur

14 tetor 2019 | 11:55

Së paku 35 persona kanë gjetur vdekjen dhe qindra të tjerë janë plagosur, ndërkohë që 11 persona rezultojnë të zhdukur.

Është ky bilanci i trishtë i përplasjes së tajfunit “Hagibis” me Japoninë. Ndërkohë janë mbi 100 mijë persona të ndihmës së shpejtë të angazhuar në misionet e kërkim shpëtimit, mes shirave të rrëmbyer dhe lumenjve.

“Hagibis”, goditi fuqishëm këtë të shtunë ishullin e Honshu, ndërsa cilësohet si një ndër më të dhunshmit e viteve të fundit, me një fuqi ere prej 216 kilometër në orë.

Ministria e Infrastrukturës deklaroi se deri pasditen e së dielës 21 argjinatura në lumenj u shembën. Ndërkohë 376 mijë banesa kanë mbetur pa elektricitet dhe 14 mijë të tjera pa ujë.
Deri më tani janë evakuuar mbi 262 mijë banorë, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte ndeshjen e radhës kualifikuese e zhvillon edhe Kombëtarja e…