Tajfuni i fuqishëm godet edhe Kinën pas ishujve Filipine

16 shtator 2018 | 15:25

Një tajfun i fuqishëm ka përfshirë provincën Guangdong të Kinës, që përbëhet nga një numër i madh i popullsisë. Tajfuni fillimisht kishte nisur në Filipine duke lënë të vdekur 29 persona.

Me fuqi të erës që arrin deri në 200 km për orë, cikloni Mangkhut konsiderohet më i forti që ka goditur rajonin këtë vit dhe cilësohet në kategorinë 5.

Kryeqyteti Hong Kong ka rritur alarmin e tajfunit në 10, në mëngjesin që erërat lanë dëme të mëdha në objekte si dhe çrrënjosi shumë pisha.

Ndërkohë, autoritetet në ishujt Filipine, njoftuan se në mesin e 29 viktimave janë edhe një foshnje dhe një fëmijë, si dhe 13 persona tjerë janë lajmëruar të zhdukur. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina dhe Beogradi paralelisht ndajnë miliona euro për katër komunat…