Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i sotëm ishte veç për LDK-në
20 prill 2026
| 13:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije se i ka dërguar mesazh kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza për një takim rreth çështjes së presidentit.
Megjithatë, ai ka thënë se propozimi i LV-së për ta zgjidhur “ngërçin politik”, ka qenë ekskluzivisht për LDK-në.
“I dërgova mesazh Bedri Hamzës dhe le ta shohim se çka është e mundur që të ecim përpara. Propozimi që u refuzua nga LDK-ja ka qenë ekskluzive për LDK-në”, ka thënë Kurti pas takimit me kryeartin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.



