“Takimi në Tiranë ishte joformal”, Deputeti i VV-së: Kurti ka sjellje të burrështetasi, ka agjendë

17 korrik 2023 | 20:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka marrë pjesë në takimin joformal të thirrur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për liderët e Ballkanit Perëndimor.

Mos pjesëmarrja e tij në këtë takim ka nxitur reagime të shumta të opozitës e shoqërisë civile.

Në njoftimin nga zyra e kryeministrit, u tha se ai e ka pasur të pamundur pjesëmarrjen në këtë takim, pasi e kishte konfirmuar shumë kohë më parë pjesëmarrjen në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, e cila rezultoi në të njëjtën ditë me takimin.

Por, sipas opozitës, refuzimi i Kurtit nuk është në të mirën e Kosovës dhe se ai po e refuzon Ramën në aspektin personal.

Lidhur me gjithë këtë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, thotë për Gazeta Blic, se Kurti ka sjellje të një burrështetasi dhe mbron e përfaqëson interesat e vendit, por që agjenda e tij është e paracaktuar dhe takimi në Tiranë ka qenë joformal.

“Kryeministri ka sjelljen e një burrështetasi, duke mbrojtur interesat shtetërore dhe duke përfaqësuar vendin me dinjitet. Po, kryeministri ka agjendën e tij të paracaktuar dhe mbi të gjitha takimi në Tiranë ka qenë joformal”, thotë ai.

Ndërsa, sa i përket deklaratave të opozitës, Batusha thotë se ajo duhet të përqendrohet para se ta kritikojë kryeministrin me kritika boshe.

“Gjithsesi, opozita është mirë të përqendrohet dhe para se të kritikojë kryeministrin me pretendime të paqena, e kritika boshe. Kështu nuk e ndihmojnë Republikën”, deklaron deputeti i VV-së, Agon Batusha./GazetaBlic

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar…