Takohen Grubi e Dedaj, diskutojnë për zhvillimet në Kosovë

27 janar 2021 | 11:40

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në këtë takim me ambasadorin Dedaj kanë diskutuar për zgjedhjet që do të mbahen në Kosovë më 14 shkurt dhe për ish-drejtuesit e UÇK-së të cilët janë në Hagë.

Postimi i Grubit:

Sot pata kënaqësinë që të pres në takim pune ambasadorin e Republikës së Kosovës,
z. Gjergj Dedaj.
z. Dedaj i thash se uroj që në Kosovë me 14 shkurt të mbahen zgjedhje të lira e demokratike dhe zgjedhje të institucioneve në Kosovë që sa më parë të mund të vijojë mbajtja e mbledhjes së përbashkët e dy qeverive tona. Gjithashtu ambasadorit Dedaj i shpreha përkrahje për procesin e ish drejtuesve të Republikës së Kosovës të cilët për momentin janë në Hagë. I thash që shpresoj se ata do të kthehen faqebardhë dhe që drejtësia çdoherë ngadhënjen fiton dhe del në dritë.

May be an image of 1 person, standing and suit

May be an image of 2 people, people sitting and suit

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës…