Takohen kryetari i Skenderajt dhe Zveçanit, diskutojnë për bashkëpunimin mes dy komunave

23 gusht 2023 | 16:18

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur në zyrën e tij kryetarin e Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, i cili shoqërohej edhe nga nënkryetari Besart Peci me bashkëpunëtorë.

Në takim është diskutuar për bashkëpunimin mes dy komunave respektive, në kuadër të përgjegjësive dhe kompetencave që kanë njësitë administrative komunale.

Kryetari Nura është shprehur i gatshëm të ofrojë gjithë ndihmën e nevojshme, në funksion të fuqizimit të organeve komunale të Zveçanit, në mënyrë që qytetarëve t’u ofrohen shërbime cilësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Risia e këtij sezoni Superliga U21 është bërë me sponsor.…