Takohen Quni e Haskuka, ja për çfarë biseduan

15 janar 2020 | 11:22

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni është takuar me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Quni i cili njëherësh është edhe kryetar i Degës së LDK-së në Prizren, ka deklaruar se si partner të qeverisjes në Prizren do të bëjnë gjithçka në të mirë të qytetarëve të këtij qyteti.

“Në vazhdën e përpjekjeve për ta bërë sa më të mirë dhe më të besueshme qeverisjen lokale në Prizren, sot kam takuar kryetarin e komunës, Mytaher Haskuka.
Si dy partner në qeverisje, jemi zotuar që të bëjmë gjithçka që është e mundur që qytetarëve të Prizrenit tu ofrohen shërbime më të mira e më cilësore përgjatë vitit në të cilin sapo kemi hyrë”, ka shkruar Quni në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka bërë homazhe në Kompleksin…