Taksë 1 ose 2 euro për 140 mijë veturat që hyjnë gjatë ditës në Prishtinë, Rama tregon për çfarë do të përdoren paratë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në një intervistë për RTV21 ka folur për projektet dhe ndryshimet që pritet të bëhen në kryeqytet gjatë vitit 2026.
Ai theksoi se Komuna po shqyrton masa të reja për menaxhimin e trafikut dhe qarkullimit të automjeteve, përfshirë edhe vendosjen e një pagese për hyrjen në qytet.
Rama ka treguar se ata që vijnë nga qytetet e tjera, do të paguajnë 1 euro për hyrje në Prishtinë dhe se këto mjete do të shkojnë për ndërtimin e unazës së brendshme.
“Kur e kemi parasysh që 140 mijë makina hyjnë në kryeqytet, nëse ua marrim nga një euro në ditë bëjnë 140 mijë euro, nëse nga dy euro, i kemi 280 mijë euro në ditë, nëse e shumëzon këtë me 365 ditë, e sheh se sa shpejt mundemi me e financua unazën e brendshme”, ka thënë Rama.



