Taksi privat serb, organzon vizitë “turistike” për qytetarët serbë drejt Koshares

25 korrik 2025 | 22:02

Një iniciativë private po organizon një udhëtim njëditor posaçërisht për qytetarët serbë në Kosovë, me qëllim të njohjes më të afërt me disa nga pikat më të rëndësishme historike dhe fetare në territorin e vendit.

Qëllimi i këtij udhëtimi është edukativ dhe informues sipas organizatorit deri sa Qendra.Info ka siguruar edhe itenerarin e vizitës–Patriarkanën e Pejës, Manastirin e Deçanit, si dhe ish objektin e njohur si “Karaulla e Koshares” objekti i ushtris së atëhershme Serbe.

Nisja bëhet nga Mitrovica e Veriut në ora 07:00
– Vizitë në Patriarkanën e Pejës (09:00–10:00)
– Vizitë në Manastirin e Deçanit (10:30–12:00)
– Më pas, udhëtimi vazhdon drejt karakollit në Koshare, me mbërritje rreth orës 13:00, transmeton Periskopi.

Pjesëmarrësit ecin rreth 1.100 metra në këmbë deri te objekti i karakollit, ku do të kenë mundësi të shohin nga afër ambientin dhe të fotografohen.
Pas kësaj, planifikohet një ndalesë në Prizren, ndërsa në mbrëmje parashihet kthimi në Mitrovicë.
Organizatorët theksojnë se siguria është plotësisht e garantuar, ndërsa pjesëmarrja është ekskluzivisht për qytetarët serbë të interesuar për të njohur nga afër realitetin dhe historinë në terren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur mbylljen e plotë të urës…