Talat Xhaferi: Kosova t’i dëgjojë sugjerimet e ndërkombëtarëve

10 nëntor 2022 | 00:01

“Institucionet e Kosovës, në bazë të kompetencave që kanë dhe me sugjerimin e faktorit ndërkombëtar, duhet të reflektojnë për tejkalimin e situatës së krijuar në veriun e Mitrovicës”.

Kështu u shpreh kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, për televizionin publik të Kosovës.

“Mendoj që duhet, që sugjerimet e atyre që historikisht na kanë mbështetur në gjithë këto procese dhe në veçanti që kanë mbështetur statusin e pavarur të Republikës së Kosovës dhe me forca të theksuara janë garantues të statusit të Kosovës. Ai komunikim duhet të jetë më i drejtpërdrejtë dhe më frytdhënës në kuptim të veprimeve që duhet bërë për tejkalimin e situatës”, ka thënë Xhaferi.

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut nuk e përjashton mundësinë që përkeqësimi i situatës në veri të Mitrovicës të reflektohet në rajon.

“Nëse i referohemi veprimeve ekstreme, nuk mund të përjashtohet ndikimi në rajon, për faktin se rajoni është i brishtë në kuptim historik dhe faktori ndërkombëtar ka bërë përpjekje të patjetërsueshme, që të sigurojë stabilitet. Ne jemi në faza të ndryshme si vende, prandaj dhe nuk mund të përjashtohet ndikimi indirekt në rajon”, ka thënë Xhaferi.

Maqedonia e Veriut është e interesuar që mes Kosovës dhe Serbisë të ketë zgjidhje të përhershme e cila do të sigurojë njohje reciproke dhe të ardhme evropiane për të dyja vendet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiuku, gjatë një…