Talebanët: Nuk lejojmë evakuime përtej 31 gushtit

23 gusht 2021 | 15:48

Talebanët që kanë marrë pushtetin në Afganistan kanë kundërshtuar deklaratën e presidentit Biden se amerikanët në Afganistan do të qëndrojnë përtej gushtit nëse do të jetë e nevojshme për të evakuuar amerikanet.

Zëdhënësi i talebaneve në një deklaratë tha se nuk do të zgjasin afatin e 31 gushtit për misionin aktual të evakuimit. Për ta 31gushti është një vijë e kuqe që duhet respektuar. Zgjatja e aftit të qëndrimit të amerikanëve në Afganistan përtej kësaj date talebanët e cilësojnë zgjatjen e pushtimit të Afganistanit.

Madje zëdhënësi i talebanëve shkoi më tej ku tha se nëse kjo datë do të ndryshojë, amerikanët duhet të përgatiten për t’u përballur me pasojat.

Nga ana tjetër, kryeministri britanik Boris Johnson pritej të zhvillojë një takim urgjent të G7 të martën për t’i kërkuar presidentit Biden të shtynte tërheqjen e trupave amerikane për të lejuar më shumë kohë për evakuime nga aeroporti i Kabulit.

Mijëra afganë dhe shtetas të huaj ende po përpiqen të nisen me fluturime jashtë vendit por që evakuimet janë ende të pakta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë pjesë…