Talebanët kanë varur 4 persona në mes të sheshit gjatë ditës së djeshme, të cilët kishin rrëmbyer një biznesmen bashkë me djalin e tij të vogël.
“Trupat e tyre u sollën në shesh dhe u varën në mënyrë që të tjerët që kanë ndërmend të rrëmbejnë njerëz, ta dinë se çfarë i pret”, tha Ammar.
Ditën e djeshme, një nga anëtarët më të njohur të talebanëve ndër vite, mullah Noorudin Turabi, në një intervistë ka deklaruar se një rikthim i prerjeve të gjymtyrëve për kriminelët ishte i domosdoshëm.
“Gjymtimet janë të domosdoshme për të garantuar sigurinë e brendshme në vend, por që ndoshta do të ndodhin brenda burgjeve ose në ambient të mbyllur, dhe jo në sheshe si çdo të premte pas daljes nga xhamitë, siç ishte traditë makabër para vitit 2003”, u shpreh Turabi.