Talenti i lindur i bilardos: Pa i mbushur tri vjet i vendos dy rekorde ‘Guinnes’

28 janar 2026 | 17:05

Jude Owens ka vendosur shumë shpejt emrin e tij në librin e “Rekordeve Guinness”.

Madje dy herë. Vetëm 2 vjeç e 261 ditë, djaloshi anglez u bë personi më i ri në moshë që bën një “double”, duke futur në gropa dy gurë me një goditje.

Po ashtu, edhe më i riu në histori që merr një gur me spond.

Luke Owens, babai i Jude ka thënë se “snooker” është argëtimi i preferuar i djalit të tij, ndryshe nga moshatarët e tij.

Për të kënaqur djaloshin e vogël, familja e kishte në fillim shumë të vështirë, pasi ai e kishte të pamundur të arrinte lartësinë e tavolinës së bilardos, shkruan abcnews.

Por zgjidhja u gjet në fillim me një shkallë dhe më pas me një stol të veçantë që Jude kërkon ta marrë me vete kudo që shkon.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Flamengo ka arritur marrëveshje për transferimin e Lucas Paquetás nga…