Talibanët vrasin 14 ushtarë afganë, rrëmbejnë dhjetëra

07 dhjetor 14:28

Së paku 14 ushtarë afganë janë vrarë dhe 21 janë rrëmbyer në një sulm të koordinuar kundër dy postblloqeve të ushtrisë, në provincën Herat të Afganistanit.

Najibullah Mohebi, anëtar i Këshillit Provincial të Heratit, ka bërë me dije se sulmi ka ndodhur në qarkun Shindand, ku ndodhet një nga bazat më të mëdha të forcës ajrore afgane.

Mohebi ka thënë se luftimet kanë zgjatur gjashtë orë.

Shefi i qarkut, Hekmatullah Hekmat, tha se rreth 200 luftëtarë talibanë kanë marrë pjesë në sulm, duke përdorur raketa dhe pushkë automatike.

Hekmat ka thënë se 30 luftëtarë talibanë janë vrarë.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Mujahid, ka postuar një video në “Twitter”, e cila, sipas tij, tregon ushtarë të rrëmbyer afganë brenda një dhome. Vërtetësia e videos nuk është konfirmuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur të…