Tani e tutje televizorët Samsung Neo QLED vijnë në paketim ekologjik

10 qershor 2021 | 13:09

A e dini se çdo vit vetëm 17% e 50 milion ton pajisjeve elektronike në mbeturina riciklohen? Përqindja e mbetur mbetet në landfille, brigjet e lumenjve, në dete ose oqeane. Gjithashtu, vlerësohet se sasia e mbetjeve elektronike deri në vitin 2030 do të arrijë deri në 74 milion ton në vit, gjë që ka detyruar prodhuesit globalë të ndryshojnë proceset e prodhimit në mënyrë që të zvogëlojnë mbetjet e dëmshme. Gjithashtu, publiku gjithnjë e më shumë po flet për ndikimin e kutive të kartonit në mjedis, të cilat përdoren kryesisht për paketimin e pajisjeve elektronike kur materiali nuk riciklohet siç duhet.

Me këtë fenomen në mendje, Samsung Electronics vitin e kaluar ka prezantuar një paketim inovator eko-miqësor për modele të veçanta televizorësh, i cili tani është i pranishëm në serinë më të fundit Neo QLED për vitin 2021. I krijuar nga kartoni i valëzuar i ricikluar, ky paketim jo vetëm që nuk kontribuon në ndotjen e mjedisit gjatë prodhimit, por gjithashtu ka zbatime të shumta praktike dhe estetike. Kutitë e televizorëve të rinj Samsung Neo QLED lehtësisht mund të shndërrohen në një shtëpi kartoni për kafshë shtëpiake, një raft librash, një stendë lulesh ose një raft për pajisje zyre.

Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit më 5 Qershor, Samsung dëshiron t’i motivojë përdoruesit t’i kthehen zgjidhjeve krijuese dhe të qëndrueshme duke lançuar fushatën “Bota e Vogël” në bashkëpunim me një artist Hollandez të njohur si Papersmith. Ky bashkëpunim krijoi një koleksion të veçantë paktimesh kartoni, ku Samsung ju lejon t’i jepni një jetë të re paketimit në formën e modeleve dekorative të ndërtesave, kafshëve dhe bimëve. Për më tepër, përdoruesit në të gjithë botën kanë mundësinë t’i bashkohen këtij projekti duke shkarkuar dymbëdhjetë modele me karaktere falas nga fushata Bota e Vogël, teksa gjithashtu i ndajnë ato në mediat sociale me hashtag #ReimagineABetterPlanet.

Angazhimi i Samsung për ngritjen e vetëdijes mjedisore shkon përtej paketimit të produktit eko-miqësor. Ekipet e zhvillimit të ngarkuar me hartimin e telekomandave të televizorëve gjatë viteve kanë krijuar pajisje revolucionare më të përparuara me energji diellore. Me një dizajn të bazuar në 28% gome të ricikluar, këto telekomanda ulin ndjeshëm emetimin e dioksidit të karbonit dhe gazrave të tjerë të dëmshëm gjatë prodhimit. Sidoqoftë, telekomandat janë vetëm fillimi i gamës së produkteve të kompanisë kushtuar qëndrueshmërisë, pasi Samsung synon të zgjerojë ndjeshëm portofolin e tij të produkteve të dizenjuar nga materiale të ricikluara në periudhën e ardhshme, pa kompromentuar cilësinë dhe performancën e tyre.

Përveç përfitimeve ekologjike, televizorët e rinj Samsung Neo QLED ofrojnë shfaqje superiore të përmbajtjes në rezolucion 4K dhe 8K në varësi të modelit, e gjitha kjo falë një teknologjie të përparuar Quantum Dot që analizon sasinë e dritës në skena dhe optimizon shfaqjen e ngjyrave në ekran. Kjo do të thotë që çdo përmbajtje që përdoruesit shikojnë, qoftë një film aksion, video muzikore ose ndeshje futbolli, do të shfaqet gjithmonë në cilësinë më të lartë të mundshme, duke marrë parasysh mjedisin. Gjithashtu, përveç optimizimit të ekranit vizual, televizorët Neo QLED vijnë me teknologjinë SpaceFit që gjithashtu analizon mjedisin dhe për këtë arsye rregullon automatikisht tingullin e televizorit.

Përfitoni nga promocioni i veçantë për televizorët Samsung Neo QLED që zgjat deri më 11 korrik 2021, ku me blerjen e një televizori. si dhuratë ju gjithashtu merrni një soundbar pasi të keni regjistruar blerjen tuaj në [email protected]. Gjithashtu, klientët mund të përfitojnë nga një ofertë speciale e një garancie të zgjatur për një periudhë pesë vjeçare deri më 30 qershor 2021. Mësoni mësoni më shumë në linkun https://www.samsung.com/al/offer/big-screen-tvs-soundbar-promo-2021-xk/

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo është një nga vajzat më të përfolura në showbiz…