Tani po hyjmë në fazën e post-shpresës, të dominuar me kriza të thella besimi në politikë

04 dhjetor 2021 | 16:46

Profesori universitar, Avdi Smajljaj, ka reaguar pas punësimit të motrës së deputetit të LV-së, Enver Haliti, Lebibe Haliti, e cila ditë më parë është emëruar U.D. e Kryeinspektores së Tregut në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Profesori Smajljaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se aktualisht në Kosovë nuk ka më as edhe një parti që mund të konsiderohet se është kundër nepotizmit, familjarizmit, informalitetit, klientelizmit, e favoritizmit.

“Për qytetarët që besojnë se favoritizmi, nepotizmi, familjarizmi, klientelizmi, informaliteti, janë në kundërshtim me vlerat demokratike, liberale, e vlerat e organizimit institucional modern, nuk ka ndonjë adresë politike ku ata/ato mund të drejtohen e shpresojnë kundër këtyre veseve të dëmshme në politikë, e nga ku mund të presin shtytje për emancipim demokratik”, ka shkruar Smajljaj.

Ai ka theksuar se tani po hyjmë në fazën e post-shpresës, të dominuar me kriza të thella besimi në politikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot janë regjistruar edhe…