‘Tanku i së ardhmes’, Franca dhe Gjermania nënshkruajnë një projekt me vlerë miliarda euro

26 prill 2024 | 16:49

Ministri i Mbrojtjes i Francës, Sebastien Lecornu, ka pritur homologun e tij gjerman, Boris Pistorius, këtë të premte në Paris.

Kjo me qëllimin për të ratifikuar një marrëveshje mbi një projekt të ri të përbashkët tankesh të quajtur “Sistemi kryesor i luftimit tokësor (MGCS)”.

Kjo marrëveshje formale nis zhvillimin e fazës së parë të mjetit të blinduar, të quajtur “tanku i së ardhmes”, një projekt me vlerë miliarda euro.

Tanku i ri i betejës do të zëvendësojë tankun gjerman “Leopard 2” dhe “Leclerc” të Francës.

Edhe pse të dy ministrat këmbëngulën se projekti nuk duhet të shihet si një model i ri i tankut “Leopard 2”, një nga mjetet luftarake më të avancuara në botë.

“Nuk bëhet fjalë për të bërë një ‘Leopard 3’ ose ‘4’, por për të dizajnuar diçka krejt të re”, ka thënë ministri gjerman i Mbrojtjes.

Tanku thuhet se do të përfshijë inteligjencën artificiale dhe do të ketë disa sisteme të automatizuara që nuk do të kërkojnë “pilotë njerëz”, raporton “Euronews.com”.

Ministrat kanë njoftuar se shpërndarja e kontratave për prodhuesit pritet të finalizohet deri në fund të vitit – “një synim ambicioz”, u kanë thënë ata gazetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AGIM ABAZI, shpall te pavlefshme diplomën e shkollës se mesme…