
Taravari pas dorëheqjes: Sponsori kryesor i VLEN-it është Albin Kurti
11 qershor 2025
| 11:09
Ish-ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, ka deklaruar se kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti është mbështetësi kryesor i VLEN-it.
“E them ekskluzivisht sonte se sponzori kryesor i VLEN-it, flas personalisht për mua ka qenë z. Albin Kurti. Të mos ishte Albin Kurti unë kurrë nuk i isha bashkëngjitë VLEN-it. Jam lidh pas fjalës së Kurtit”, ka thënë Taravari në “Kanal10”.
Ndryshe, Arben Taravari më 15 maj dha dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë, duke konfirmuar edhe largimin nga koalicioni me VLEN-in.