Në derën e Kuvendit vendoset një foto me Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin
11 qershor 2025
| 11:06
Në derën e Kuvendit të Kosovës, në njërën nga hyrjet, është vendosur një fotografi me çlirimtarët: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Në këtë foto të vendosur nga disa qytetarë shkruhet: “Çlirimtarë jemi me ju”, “Nuk ka ligj që e dënon luftëtarin e lirisë”.



