Tare bisedon me Starkoshën për çështjen e rinovimit të kontratës

28 tetor 2021 | 12:43

Tomas Strakosha po gjen shpëtim në Ligën e Evropës, e vetmja dritare për momentin ku gardiani kuqezi mund t’i shprehë aftësitë e tij.

Portieri shqiptar është futur në një vit shumë përcaktues, është në vitin kur i skadon kontrata, për këtë arsye si Strakosha ashtu edhe Igli Tare janë vënë në lëvizje për të gjetur një zgjidhje ideale për të dyja palët. Sipas mediave italiane, mes palëve është diskutuar e ardhmja dhe kontrata që i skadon më 2022. Tare ka një ofertë konkrete për Strakoshën, një kontratë të re katërvjeçare dhe një pagë vjetore prej dy milionë eurosh.

Dëshira e Lazios dhe e Tarës është ta vijojë bashkëpunim me portierin kuqezi, mbi të gjitha nuk dëshirojnë ta humbasin falas. Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë Strakosha, i cili kërkon garanci, pasi nuk mund të qëndrojë një rezervë e Pepe Reinas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur sot rezultatet përfundimtare…