Tare: Kosova mund të jetë befasia e grupit

08 dhjetor 2020 | 13:11

Shqipëria dhe Kosova mësuan ditën e djeshme kundërshtarët e eliminatorëve të Botërorit “Katar 2022”. Short “ferri” më kuqezinjtë dhe dardanët, teksa goglat i rezervuan rivalë shumë të fortë, teksa do të duhet një mrekulli për të ëndërruar.

Kuqezinjtë e Edi Rejës “peshkuan” Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon, ndërkohë që Kosova, do të jetë në të njëjtin grup me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë. Në lidhje me këtë short ka folur edhe ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare, i cili aktualisht ushtron postin e drejtorit sportive te Lacio.

Në prononcimin e tij për “Gazetën Sheshi”, Tare deklaroi se Shqipëria mund të luftojë për vendin e dytë.

“Shqipëria ndodhet në një grup më të vështirë. Mirëpo, unë besoj që do të luftojë për vendin e dytë, i cili realisht është i arritshëm me këta kundërshtarë që ka. Do të jetë shumë e vështirë për Kosovën, pasi do të ketë përballë kundërshtarë shumë të vështirë, mirëpo nëse gjen shpirtin e para dy viteve mund të jetë surpriza e grupit”, u shpreh Tare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lojërat Olimpike kanë vendosur që të shtojnë edhe 4 kategori…