Tare: Muriqi gëzon respektin e të gjithëve në Lazio

13 prill 2021 | 11:38

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, në emisionin “Dueli Sportiv” ka folur për të ardhmen e Vedat Muriqit. Tare vlerësoi se Muriqit duhet t’i jepet kohë për të treguar cilësitë e tij.

“Vedati po kalon një periudhë transitore dhe e ndjeu ndryshimin e futbollit italian ndaj atij turk. Intensiteti, shpejtësinë, përgatitja dhe taktika por, ndoshta, ky vit ishte i vështirë për të sepse ai pati dy dëmtime dhe ishte i infektuar me Covid-19 e kanë vështirësuar akomodimin e tij”, ka thënë Tare.

“Ai gëzon respektin e të gjithë skuadrës dhe stafit teknik, dhe kjo është gjë e mirë për të ardhmen. Ai është një lojtar që mund të jap shumë për futbollin italian dhe për Kombëtaren e Kosovës. Do të ishte mirë për klubin dhe për të ardhmen tonë pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve. Ky është objektivi ynë”, ka shtuar Tare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober, tha se jep…