Tare: Nuk ka ofertë 30 milionë euro për Kumbullën 

09 korrik 2020 | 14:57

Lazio dhe Igli Tare nuk e fshehin në asnjë çast interesimin për Marash Kumbullën, por gjatë kësaj periudhe kanë qarkulluar shumë zëra që flasin për një ofertë 30 milionë euro, të cilin drejtori sportiv e hedh poshtë në mënyrë kategorike.

“Kumbulla mund të jetë një pikë e rëndësishme për të ardhmen e Lazios, por nuk ka një ofertë 30 milionë euro. Ne jemi të disponueshëm për të bërë një sforco të vogël krahasuar me atë që kemi mundësi por, vetëm kaq. Nuk mund të nxitohemi. Gjërat duhen bërë mirë. Do të përpiqemi të ndërtojmë një skuadër kompetitive edhe për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Tare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në përkujtim të…