Mbahet mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Sabahajdin Qeskës

09 korrik 2020 | 14:49

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në përkujtim të jetës dhe veprës tani më të ndierit, Sabahajdin Qeska, (Inspektor për Çështje Komunale), komuna e Rahovecit ka organizuar mbledhje komemorative.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryetari i komunës, Smajl Latifi, nënkryetari Fatmir Iska, kryesuesi i kuvendit Afrim Dina familjar dhe bashkëpunëtor të të ndjerit.

Në fjalimin e tij kryetari, Smajl Latifi ka thënë se Sabahajdin Qeska, tash e 17 vite shërbeu me përkushtim dhe devotshmëri si inspektor për çështje komunale, ku dha kontributin e tij të pashoq, profesionalizmin dhe punën e tij që do ta mbajnë përherë të paharrueshëm për familjen, kolektivin dhe rrethin shoqëror që ai kishte.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në…