Zyra e OKB-së në Kosovë ndihmon Malishevën me mjete mbrojtëse anti Covid-19

09 korrik 2020 | 14:47

Zyra e Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ka përkrahur komunën e Malishevës, me një donacion me maska dhe dorëza, në kuadër të përkrahjes së tyre, për komunat e Kosovës. Kohë më parë, UNMIK-u, i ka përkrahur komunën e Malishevës, edhe me pako ushqimore për familjet në nevojë.

Për këtë donacion, të enjten kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, gjatë pritjes në zyrën e tij për zyrtarët e UNIMIK-ut, Lino Sciarra dhe Abedin Lataj, i ka falënderuar për këtë ndihmë, si dhe për ndihmën e mëhershme për Komunën e Malishevës.

Ndërsa, zyrtari Sciarra, tha se “I vjen mirë që kanë mundësi ti ndihmojnë komunat në Kosovë me mjete mbrojtëse, me qëllim edhe të solidarizimit në luftën e përbashkët kundër Covid-19 dhe këtë e konsiderojnë një ndihmë direkte për komunat”.

Begaj e Sciarra, kanë biseduar për situatën e përgjithshme me Covid-19 në Malishevë.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se anëtarët e…