Taulant Xhaka i dërgon mesazh Granitit para sfidës Zvicër – Serbi

30 nëntor 2022 | 15:45

Me 2 dhjetor në grupin G, zvhillovet ndeshja “finale” ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë në kuadër të Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

E Taulant Xhaka ka dhënë një intervistë për mediumin zviceran, “BLICK”, rreth ballafaqimit ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë.

Taulanti e ka këshilluar vëllain e tij më të vogël, Granitin, për këtë duel që luhet këtë të premte.

Këshilla e 31 vjeçarit ka qenë që Graniti ta ruaj qetësinë, derisa tregoi se nuk ishte aspak i lumtur me shortin që i vuri kundërshtarë këto dy ekipe.

“Të them të drejtën, nuk isha i kënaqur me shortin. Por kam diskutuar me Granitin rreth kësaj ndeshje një kohë të gjatë. Unë i thash atij që çfarë do që të ndodh në këtë ndeshje, nëse shënon ose humb, vetëm ruaj gjakftohësinë dhe luaj lojën tendë siç di ti. Në fund të fundit, nuk ka të bëjë me politikë, është një ndeshje futbolli”, ka thënë Taulant Xhaka për Blick.

Në Botërorin e zhvilluar në vitin 2018 në Rusi, Zvicra dhe Serbia ishin ballafaquar ndërmjet vete, sfidë kjo që u takoi “Helvetikëve” 2-1. Kjo ndeshje pati bërë bujë të madhe edhe më shumë nga golat e shënuara prej Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, pasi këta dy të fundit e kishin bërë shqiponjën me duar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e mirëpret vendimin e shteteve…