Tayna po e shfrytëzon në maksimum bukuritë natyrore të Zvicrës (Foto)

22 maj 11:50

Reperja Tayna ka udhëtuar para disa jave në Zvicër dhe duket se është duke e shfrytëzuar në maksimum bukuritë e këtij vendi

Tayna është thënë se ka shkuar për punë në Zvicër, për xhirimin e një videoklipi, por që këngëtarja këtë vizitë është duke e shfrytëzuar edhe për gjëra të saj personale.

Ajo sot në Instastory ka postuar disa fotografi ku shihet duke vizituar vende turistike në shtetin helvetik.

Ndryshe, Taynan pandemia COVID-19 e kishte zënë në SHBA ku ajo kishte udhëtuar. Ajo mandej ishte parë në Prizren në Kosovë e që për çudi nuk kishte shkuar as në karantinë, ashtu siç kishte shkuar menaxheri i saj Rinor Hykolli i cili ka qenë në një dhomë më Robert Berishën në Qendrën Studentore e cila ka shërbyer si karantinë gjatë pandemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ShBA shumica politike, por edhe publiku amerikan, po dalin…