Tayna zbulon përmes kësaj fotoje se çfarë bën para gjumit

17 nëntor 2020 | 14:39

Edhe pse në mungesë të koncertet për shkak të pandemisë, Tayna duket se ka qenë mjaft aktive me projektet e reja muzikore.

Madje pranë fansave të shumtë ka qëndruar edhe përmes postimeve në rrjetet sociale, ku ka treguar herë pas here të rejat më të fundit nga përditshmëria.

Mbrëmjen e djeshme, reperja e dashur për publikun ka treguar se hobi i saj është leximi, pasi ka postuar në “Instastory” një fotografi, ku shihet se para gjumit ajo lexon librat e saj të preferuar.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që bukuroshja merr vëmendjen për këtë, vetëm pak kohë më parë ajo ndau me adhuruesit e saj një pjesë të dhomës së gjumit ku shihen një mini-bibliotekë.

Tayna zbulon përmes kësaj fotoje se çfarë bën para

Tayna zbulon përmes kësaj fotoje se çfarë bën para

Tayna zbulon përmes kësaj fotoje se çfarë bën para

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti i “Prishtinës” Armend Thaqi, i cili tani luan për…