Të ardhurat astronomike, sa para bëri Netflix në 2021

17 janar 14:32

Në dy vitet e fundit, pandemia e koronavirusit e kombinuar me shumë muaj karantinë ka bërë që miliona njerëz në mbarë botën të shikojnë seriale apo filma përmes një platforme transmetimi. Sigurisht, Netflix ishte ajo që mundi konkurrencën duke u kthyer në një gjigant global.

Në vitin 2021, abonentët e Netflix kaluan 214 milionë, ku Squid Game ishte “përgjegjës” për një përqindje të madhe të rritjes.

Në të njëjtën kohë, të ardhurat e platformës gjatë vitit të kaluar, sipas vlerësimeve, arritën afër 29 miliardë dollarë, një rritje prej të paktën katër miliardë dollarësh krahasuar me të ardhurat e vitit 2020 (24.9 miliardë dollarë). Kjo kthesë drejt platformave të transmetimit ka ndihmuar gjithashtu Netflix-in të krijojë prodhime cilësore, të cilat madje synojnë edhe Oscar.

Kompania sot investon shumë më tepër para në prodhimet e saj origjinale, krahasuar me vitet e mëparshme. Kagan Media vlerëson se deri në vitin 2021 Netflix shpenzoi 13.6 miliardë dollarë (pothuajse gjysma e të ardhurave të tij) për përmbajtjen e tij. Me fjalë të tjera, shihet një rritje prej 26% krahasuar me buxhetin e dhënë në vitin 2020, i cili arriti në 10.8 miliardë dollarë.

Sigurisht, e gjithë kjo vjen me një kosto shtesë për abonentët e Netflix. Kjo pasi siç njoftoi kompania në mes të janarit, së shpejti do të ketë rritje të abonimeve (aktualisht në SHBA dhe Kanada) me një deri në dy dollarë, në varësi të paketës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u shpall “Qytetar Nderi i…