Të bashkëpunojmë me drejtësinë për hir të shtetit

11 janar 2019 | 07:51

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka ftuar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të bashkëpunojnë me drejtësinë. 

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se Gjykata Speciale është raciste, por për të mirën e shtetit duhet të bashkëpunohet me këtë institucion. 

Megjithatë, Gucati nuk e ka përjashtuar mundësinë e organizimit të protestave për ta kundërshtuar këtë gjykatë.

“Por, për momentin, rruga dhe protesta nuk na konvenojnë. Mirëpo çdokush duhet ta dijë se edhe durimi i veteranëve të UÇK-së e ka një fund”, ka thënë Gucati. 

Ai ka treguar se OVLUÇK-ja është e informuar nga Ministria e Drejtësisë për gjithë procesin.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka thënë…