Të bëhen publik emrat e të gjithë pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës

25 nëntor 2020 | 20:43

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, i ka bërë thirrje ministres së Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, që t’i bëjë publikë emrat e të gjithë pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës dhe lidhjet e tyre familjare e partiake.

“I bëj thirrje Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që t’i bëjë publik emrat e të gjithë pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës dhe lidhjet e tyre familjare dhe partiake”, shkruan Haradinaj.

Këtë koment Haradinaj e ka bërë pasi që nga mbrëmë po komentohet shumë emërimi i djalit të Haxhi Shalës, Flakronit në pozitën e Konsullit të Përgjithshëm në Çeki.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian është një ndër personazhet më të komentuar me…