Kim Kardashian bën ndryshimin drastik

25 nëntor 2020 | 20:35

Kim Kardashian është një ndër personazhet më të komentuar me famë botërore. Yllin e “Keeping Up With the Kardashians” jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë brune, por kësaj radhe i ka surprizuar të gjithë me ndryshimin drastik që ka bërë.

Së fundmi, 40-vjeçarja ka vendosur të ndryshojë ngjyrën e flokëve për t’i dhënë më shumë ngjyra kësaj vjeshte. Në llogarinë e saj në Instagram, Kim ndau foto me look-un e ri, ku shfaqet me flokët e kuqe flakë, me onde dhe të hedhura nga njëra anë. Look-un e ri, ylli televiiv e ka kombinuar me kostum seksi në ngjyrë të kuqe.

Kujtojmë që Kardashian dhe Kanye West kanë qenë kryefjala e mediave, për shkak se janë përfolur se po shkojnë drejt ndarjes. Por dyshja i hodhi poshtë thashethemet, pasi udhëtuan së bashku me fëmijët e tyre për t’i dhënë një tjetër mundësi njëri-tjetrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E mërkura u bë e zezë për gjithë botën e…