
Të dashuruar nga gjimnazi, prindër të një vajze 2 vjeç, kush është çifti që u aksidentua në Berat! 29-vjeçari ndërroi jetë, gazetarja shpëtoi mrekullisht
Mëngjesin e djeshëm në Berat u regjistrua një aksident me pasoje vdekjen e 29-vjeçarit Ornel Caushaj. 29-vjeçari i cili po udhëtonte me bashkëshorten e tij, Sindi Salaj, e cila fatmirësisht ka arritur të shpëtojë e gjallë nga aksidenti i rëndë. Sindi me profesion gazetare, është nënë e një vajze dy vjeçare.
Sara Gjordeni ka reaguar në lidhje me këtë lajm të trishtë ku shprehet se edhe Orneli dhe Sindi, të dy nga Kuçova ishin njerëz shumë të përgjegjshëm dhe ishin prindër të një vogëlusheje 2-vjeçare.
Ajo tregon se të dy kishin “një jetë” së bashku pasi ishin njohur në bankat e gjimnazit, ndërsa bën apel për rrugët e shkatërruara të Beratit.
Ajo tregon se të dy kishin “një jetë” së bashku pasi ishin njohur në bankat e gjimnazit, ndërsa bën apel për rrugët e shkatërruara të Beratit.
“Këto janë lajmet me te cilat NUK dua te zgjohem. Quhej Ornel Caushaj dhe nusja e tij Sindi Salaj.
Me Ornelin kam qene ne klase ne fillore dhe gjimnaz ne Kuçove, Sindi ka qene ne klase paralele me ne. Te dy janë dashuruar qe shume te vegjël, nuk ja kane lëshuar kurrë dorën njeri tjetrit. I shihja me admirim sesi sfidat e jetës nuk i ndanë kurrë.
Jeta se fundmi u dha dhe një vajze qe s’besoj se është me shume se dy vjeç. Ishin shume te lumtur dhe vetëm pardje me ra te flisja për ta me dikë. Sindi ka shpëtuar, Orneli jo! S’do doja sot te kisha qene ne vendin e saj, asnjëherë!!!
Për ju qe komentonit mallkime sesi shoferet ecin shpejt, ju siguroj qe as Orneli as Sindi nuk kane qene njerëz te papërgjegjshëm, as te dehur qe ne shtëpi i prisnin te vogël te tyret!
Duhet te vini te shihni infrastrukturën e rrugëve, fshatrave të Beratit e më pas të gjykoni.
Kjo ngjarje më ka bërë edhe një herë tjetër të kuptoj sesa e shkurtër është jeta dhe sa shumë duhet vlerësuar çdo moment me të dashurit tuaj të zemrës.
Jam ende në mosbesim kur mendoj sa mirë i njoh të dy… Ngushëllimet me të mëdha e me zemër për prindërit e Ornelit, Sindit dhe çdokujt tjetër të prekur nga kjo fatkeqësi. “