Të dielën aktiviteti i radhës basketbollistik në Rahovec

07 mars 2019 | 17:03

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), ka njoftuar se të dielën në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec do të jetë aktiviteti i radhës. FBK-ja në bashkëpunim me FIBA-n do të organizojnë aktivitetin e radhës për vajzat e reja në kuadër të programit të FIBA Europe Girls’ Program.

“Të gjitha klubet dhe shkollat e basketbollit që kanë të regjistruara vajza të moshës prej 6 deri në 16-vjeç duhet të jenë të pranishme në këtë aktivitet, me ç’rast do të zhvillohen ndeshje basketbolli dhe lojëra të ndryshme, ku do të ketë shpërblime të shumta për pjesëmarrëset. Të gjitha klubet duhet të jenë të pranishme në palestër në orën 11:30”, thuhet në njoftimin e FBK-së. Me këtë aktivitet FIBA dhe FBK-ja do të shënojnë edhe Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Nëpërmjet këtij projekti FBK-ja synon të zhvilloj basketbollin ndër vajza në vendet rurale të Kosovës, apo edhe në qytetet ku nuk ka aktualisht ekipe të femrave të basketbollit. Target i FBK-së në këtë projekt do të jenë vajzat e shkollave fillore, prindërit, arsimtarët e Edukatës Fizike, si dhe trajnerët e basketbollit.

/Epoka e re/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja…