Të dielën gjysmëfinalet e para të ‘play-off’-it

16 prill 2021 | 20:39

Të dielën do të zhvillohen ndeshjet e para çerekfinale të “play-off”-it në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Sfida e parë do të jetë ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës. Peja u rendit në vendin e katërt në garat e rregullta, kurse Sigal Prishtina në vendin e pestë. Gjatë edicionit të rregullt në katër ballafaqime, tri fitore shënuan pejanët, kurse një prishtinasit. Takimi tjetër është mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit. Therandasit hyjnë të motivuar pasi fituan Ligën Unike, ndërsa Bashkimi kërkon rezultate sa më pozitive në këtë edicion.

Në garat e rregullta, Ylli përfundoi në vendin e tretë, kurse prizrenasit në vendin e gjashtë. Këto skuadra u ballafaquan katër herë në Superligë dhe një herë për Kupë, ku katër herë fituan therandasit dhe një herë prizrenasit. Ponte Prizreni dhe Rahoveci janë kualifikuar drejtpërdrejt në gjysmëfinale.

Të dielën takohen:
17:00 Peja – Sigal Prishtina
20:00 Ylli – Bashkimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë përmes një shkrimi adresuar mediave ka njoftuar…