Të dielën turneu i vajzave U14

16 tetor 2019 | 17:17

Të dielën fillon turneu i vajzave U14 në palestrën sportive “Bill Clinton” në Ferizaj.

Turneu është edhe një aktivitet nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në punën që po bënë me gjenerata të reja dhe rëndësisë që po i kushton gjeneratave të reja. Turneu mbështetet edhe nga Sports Diplomacy nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet programit “GSMP-Global Sports Mentoning Program”, Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës, FIBA Europe dhe nga Korporata “Rugove”.

Turneu fillon në Ferizaj, derisa do të vazhdojë edhe në qytete të tjera në Kosovë në javët dhe muajt në vazhdim. Turneu zhvillohet nga ora 12:00 deri në ora 15:00. Në ndeshjen e parë do të takohen Kerasan Prishtina – Junior 06 nga ora 12:00, derisa në ndeshjen e dytë përballen  Peja DT – Kastrioti nga ora 13:00.

Turneu do të zhvillohet nën moton e kampanjës së FIBA Europe Girls Program, “Her World, Her Rules”. FBK-ja shpreson se, me anë të turneve të tillë do të rritet edhe më shumë interesimi për basketboll dhe të ketë sa më shumë talente për të ardhmen.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për tanjug.rs ka deklaruar se Maqedonia…