Të dy mjekë, babë e bir humbin jetën nga koronavirusi

13 gusht 2020 | 08:21

Babë e bir, që të dy mjekë në Florida, kanë ndërruar jetë pasi u infektuan me koronavirus. Carlos Francisco Vallejo, 57 vjeç, besohet se është infektuar nga një prej pacientëve të tij dhe pesë anëtarë të familjes u infektuan, mes tyre edhe gruaja e babai i tij, mjeku Jorge Vallejo.

Jorge, 89 vjeç, mbeti i ve në vitin 2005, ndërsa Carlos, gjithashtu mjek, po punonte për të ndihmuar pacientët e infektuar me Covid. Ai kujdesej për 76 pacientë dhe për të moshuarit që ishin në tre azile pleqsh, të cilët kishin nevojë për kujdes mjekësor.

Të moshuarit e një qendre përfunduan në spital më 27 qershor pasi Jorge, një gjinekolog dhe obstetër i dalë në pension, ndërroi jetë gjashtë ditë më parë në spitalin Palmetto. Ndërsa djali i tij Carlos punonte si shef pavijoni në këtë spital.

Carlos, babai i tre fëmijëve, humbi betejën e tij me sëmundjen më 1 Gusht, rreth 42 ditë pasi mbeti në kujdes intensive në Klinikën Cleveland në Weston. “Ne humbëm dy shtyllat e familjes tonë të madhe. Në sytë e mi, gjyshi im ishte ëndrra amerikane”, tha gazetarja Jessica Vallejo për “Miami Herald”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tim Marshall, autor i librit “Ia vlen të vdesësh për:…