Të dyshuarit e agjencive shtetërore para gjykatës, pritet masa e paraburgimit

18 korrik 2025 | 10:41

Sot po mbahet seanca dëgjimore ndaj të arrestuarve tek Agjencia e Kadastrit dhe Arkivit të Kosovës.

Në këtë seancë pritet të caktohet masa e paraburgimit ndaj katër të dyshuarve.

Aksioni i së mërkurës në agjencitë shtetërore kishte të bënte me rastin e arrestimit të avokatit Venhar Hana, i cili u prangos më 11 qershor për falsifikim dhe mashtrim.

Për këtë u deklarua edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës, përmes zëdhënëses Kaltrina Shala.
Shala tha për Klankosova.tv se aksioni në fjalë po zhvillohet në Agjencinë e Arkivave dhe atë Kadastral dhe lidhet me veprat penale ““ Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, sipas urdhëresës nga gjykata ka marrë aksion për bastisje dhe kontroll në institutcionin e Arkivës dhe institutcionin kadastral të Republikës së Kosovës për veprën penale “ Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, deklaroi ajo të mërkurën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ekip arkeologësh nga Zvicra dhe Shqipëria kanë zbuluar një…