Të enjten bien temperaturat në Kosovë

03 janar 2022 | 15:40

Nuk është e zakonshme edhe nuk ndodhë të shihet shpesh që në muajin janar, të mbretërojë moti sikurse në muajin maj pra në stinën e pranverës.

Mirëpo një gjë e tillë po shihet në këto ditë të para të fillimit të vitit në Kosovë, ku temperaturat po arrijnë deri në 12 gradë celsius në disa vende.

E për këtë gjë në një prononcim për Telegrafin, Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës tha që edhe në ditët në vijim pritet të jenë këto temperatura kurse në ditën e enjte pritet të ketë ulje të tyre, duke i cilësuar si temperatura jo normale për muajin në të cilin ndodhemi.

“Parashikimi që është bërë për pesë ditët e ardhshme për motin, ka dalë që mot me këto temperatura që nuk janë normale për muajin në të cilin ndodhemi do të vazhdojë edhe për ditët ne vazhdim. Ajo që është interesante është që në mëngjes në pjesët e ulëta temperaturat janë -1 kurse në viset malore deri në -4. Mund të them qe një ulje paksa e këtyre temperaturave pritet të ndodhë në ditën e enjte të kësaj jave”, ka thënë Aliu.

Ai tutje shtoi që ky parashikim i motit vlen vetëm për pesë ditët e javës dhe se nuk mund të behet parashikimi i motit për të gjithë muajin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 250 mijë armë pa leje janë në duar të…